Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur në takim ish-kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, z. Recep Altepe.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e Tetovës, mundësitë për bashkëpunim me komunat turke, si dhe për projektet e mundshme investuese në qytet.
Kasami e falënderoi Altepen për urimet e përzemërta për rizgjedhjen e tij si kryetar i Tetovës, duke theksuar se Komuna e Tetovës do të mbetet shtëpi për të gjitha etnitë dhe kulturat që e pasurojnë qytetin.
Ai shtoi se pret që bashkëpunimi me komunat turke të vazhdojë, me qëllim krijimin e kushteve për projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Tetovës.

