Bilall Kasami: Profesorë si Rufat Rufati janë shtylla të arsimit dhe frymëzim për gjeneratat

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot vizitoi në shtëpinë e tij mësimdhënësin e njohur Rufat Rufati, një figurë që për dekada ka qenë shtyllë e arsimit dhe edukimit të shumë brezave.

Gjatë bashkëbisedimit, profesori Rufati ndau kujtime nga koha e mësimdhënies, sfidat me të cilat u përball gjatë periudhës së komunizmit, si dhe sukseset e shumta në rrugëtimin e tij profesional.

Kasami theksoi se mësues si Rufati janë shembull frymëzimi për të gjithë:

“Profesorë të tillë na kujtojnë se arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e gjeneratave të reja.”

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, shoqëruar me biseda rreth arsimit dhe kujtime nga e kaluara, duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të arsimtarëve në shoqëri.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com