Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte zhvilloi një takim me banorët e Reçicës së Vogël. Ai theksoi se gjatë këtij katërvjeçari nuk kanë munguar investimet në këtë vendbanim, duke përfshirë rregullimin e shumë rrugëve, projektet në arsim si dhe iniciativa të tjera infrastrukturore.
Në bashkëbisedim me banorët, Kasami ndau mendime dhe ide për projektet e ardhshme, duke potencuar se Komuna mbetet e përkushtuar që të mos mbetet asnjë lagje dhe asnjë fshat anash zhvillimit të Tetovës.