Bilall Kasami: Rinia dhe sporti janë forca më e madhe e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për mandat të ri, Bilall Kasami, ka zhvilluar një aktivitet sportiv me të rinjtë e qytetit. Ai, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamili dhe aktivistët e forumit rinor, luajtën një ndeshje futbolli të mbushur me pasion, miqësi dhe atmosferë pozitive.

Kasami theksoi se sporti është shembulli më i mirë se si funksionon një ekip: me besim, bashkëpunim dhe vullnet për fitore. Ai shtoi se këto vlera duhet të shndërrohen edhe në udhëheqjen e qytetit, duke u zotuar për më shumë investime në sport dhe krijimin e hapësirave ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentin dhe energjinë e tyre.

“Rinia jonë është garancia e së ardhmes. Vetëm të bashkuar mund ta fitojmë ndeshjen e madhe për Tetovën. Me një ekip të fortë, me vizion të qartë dhe me mbështetjen tuaj, Tetova do të ecë drejt fitores së sigurt”, deklaroi Kasami.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT