Bilall Kasami: Siguri dhe qasje më e mirë me rrethojat dhe trotuarin e ri në Tetovë

Pas vendosjes së rrethojave mbrojtëse përgjatë lumit Shkumbin, Komuna e Tetovës ka nisur punimet për ndërtimin e trotuarit në rrugën “Gjoce Stojçevski”.
Ky projekt përfshin rregullimin e trotuarit në gjatësi rreth 300 metra, duke krijuar hapësirë më të sigurt dhe funksionale për këmbësorët.
Trotuari i ri pritet të lehtësojë qarkullimin e banorëve të lagjes dhe qytetarëve që frekuentojnë banjën e qytetit.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se me këto investime po bëhet qyteti më i rregullt, më i bukur dhe më i qasshëm për të gjithë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com