Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një takimi me banorët e lagjes Qendër, tha se ky ishte një rast i mirë për të ndarë shqetësimet dhe për të diskutuar idetë që do t’i japin qytetit një frymë të re zhvillimi.
“Banorët e lagjes Qendër duan një Tetovë të zhvilluar, të pastër dhe të denjë për të gjithë qytetarët. Tetova meriton projekte konkrete, rrugë të rregulluara, hapësira të gjelbra dhe shërbime moderne për çdo familje. Bashkë me qytetarët, me vizion të qartë dhe punë të përbashkët, do ta kthejmë këtë dëshirë në realitet,” u shpreh Kasami.
Ai shtoi se përkushtimi i Komunës mbetet ndërtimi i një Tetove funksionale dhe moderne, ku prioritet do të jenë nevojat e qytetarëve.