Tetovë – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizitoi dje dy biznese të rëndësishme të komunës: kompaninë për inspektimin teknik dhe regjistrimin e mjeteve motorike “Zgjimi Company” nga Poroji dhe mullirin “Ballkan” nga Xhepçishti.
Gjatë takimeve, Kasami bisedoi me përfaqësuesit e kompanive për sfidat dhe prioritetet e tyre, si dhe për përkrahjen që komuna u ofron bizneseve lokale. Ai theksoi se në katër vitet e ardhshme do të thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi me sektorin privat.
“Biznesi privat është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë lokale, e punësimit dhe e zhvillimit ekonomik. Ne jemi të vendosur t’u ofrojmë bizneseve vëmendjen dhe përkrahjen që e meritojnë,” deklaroi Kasami.