Bilall Kasami viziton fabrikën “Molika”: Mbështetja për bizneset vendore, prioritet për zhvillimin e Tetovës

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Koalicioni VLEN, Bilall Kasami, vizitoi sot fabrikën e njohur të mobiljeve “Molika”, një ndër ndërmarrjet prodhuese më me traditë dhe ndikim ekonomik në qytet.

Kasami u shpreh i impresionuar me punën dhe përkushtimin e stafit të kompanisë, e cila prej mbi 30 vitesh prodhon mobilje cilësore për tregun vendor dhe ndërkombëtar, duke krijuar dhjetëra vende pune dhe duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik lokal.

“Si Komunë, jemi dhe do të mbetemi të përkushtuar të mbështesim bizneset që ndërtojnë të ardhmen e Tetovës,” tha Kasami, duke theksuar rëndësinë e partneritetit mes pushtetit lokal dhe sektorit privat për një Tetovë më të zhvilluar dhe më konkurruese ekonomikisht.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com