Bilall Kasami viziton Malësinë e Sharrit: Prioritet i Qartë për Komunën

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me ministrin Besar Durmishi, bartësin e listës Albi Qamili dhe drejtorin e Parkut Nacional “Mali Sharr” Evzal Elmazi, vizituan fshatrat Brodec dhe Bozovcë. Gjatë takimeve me banorët, u diskutuan shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

Kasami theksoi se investimet dhe punët e realizuara gjatë këtij mandati kanë sjellë ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve, por puna nuk ndalet këtu. Në programin për mandatin e ardhshëm, Malësia e Sharrit do të mbetet në qendër të vëmendjes, me fokus në zhvillimin e potencialit të jashtëzakonshëm të kësaj zone dhe përmirësimin e jetës së komuniteteve lokale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT