Bilall Kasami viziton shtabet e lagjeve në Tetovë dhe falënderon aktivistët për mbështetjen

Kryetari i Komunës së Tetovës thekson angazhimin e qytetarëve dhe motivimin për fitoren e ardhshme.


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar sonte shtabet e lagjeve Gam Gam, Teqe, Sahat Mahalla dhe Shaip Kamberi, ku u prit nga një numër i madh aktivistësh dhe banorësh.

Në këto takime, Kasami falënderoi qytetarët për energjinë dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se ky angazhim i jep forcë dhe motivim për të siguruar fitoren më bindëse në zgjedhjet e 19 tetorit.

“Faleminderit nga zemra secilit që punon dhe angazhohet për zhvillimin e Tetovës. Me këtë frymë dhe entuziazëm hyjmë në Kapitullin e Dytë, më të motivuar se kurrë që fitorja jonë të jetë edhe më bindëse”, u shpreh kryetari Kasami.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com