Bilall Kasami viziton tre kompani të suksesshme të Tetovës: “Bizneset lokale janë shtylla e zhvillimit ekonomik”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot vizita pune në tri kompani të njohura të qytetit: fabrikën e qumështit “Alpi Milk”, fabrikën e dyshekëve “Feder Bau” dhe kompaninë e sanitarisë “Zbukurimi”.

Kasami vlerësoi se këto ndërmarrje janë shembull i suksesit dhe përkushtimit të sipërmarrësve tetovarë, të cilët kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të komunës.

“Gjatë udhëheqjes sonë me Komunën e Tetovës, kemi mbështetur ndërmarrësinë dhe jemi angazhuar për krijimin e një klime të volitshme për bizneset. Këtë do ta vazhdojmë edhe më fuqishëm në mandatin e dytë,” theksoi Kasami.

Ai shtoi se bizneset lokale meritojnë vëmendje dhe përkrahje të vazhdueshme, pasi përmes punës së tyre ndihmojnë shumë familje tetovare dhe kontribuojnë në mirëqenien e qytetit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT