Bilall Kasami viziton Xhepçishtin: Fillojnë punimet për rrugën kryesore dhe infrastrukturën përcjellëse

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës në Tetovë, Albi Qamilin, ministrin e Ekonomisë dhe shef shtabi për Tetovën, Besar Durmishin, zëvendësministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, si dhe funksionarë dhe kandidatë të tjerë të VLEN-it, vizituan sot Xhepçishtin.

Banorët e fshatit pritën ngrohtësisht udhëheqësit, ndërsa gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe prioritetet e vendbanimit. Kryetari Kasami i informoi banorët se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës kryesore dhe të gjithë infrastrukturës përcjellëse, projekt i financuar 100% nga Komuna e Tetovës. Ky investim synon të zgjidhë problemet shumëvjeçare infrastrukturore të fshatit dhe të përmirësojë jetën e banorëve.

Kryetari Kasami theksoi se Tetova duhet të ecë përpara me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, duke i dhënë hov transformimit të vendbanimeve dhe përmirësimit të standardit të jetesës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com