Tetova nuk ka më etje! Tetovarët jetojnë me dinjitet!
Kryetari Bilall Kasami sot promovoi një tjetër projekt jetik për qytetarët, këtë herë për banorët e lagjes 146 – të njohur si “Bregu i Diellit”.
Mbi 3000 familje ose 10 mijë banorë, të cilët për dekada u harruan nga pushtetet e kaluara, nga sot kanë ujë të pijshëm nga burimet e Malit Sharr. Projekti në vlerë prej rreth 700 mijë euro siguroi kyçjen e të gjithë lagjes me rrjetin e ujësjellësit.
“Ne nuk merremi me fjalë, ne punojmë. Për 4 vite Tetovën e nxorrëm nga etja dhe banorët tanë sot jetojnë me dinjitet, të barabartë me gjithë qytetarët e tjerë”, deklaroi Kasami.
Ky projekt është dëshmi se ato që BDI i mbajti në letër për 23 vite, Bilalli i realizoi vetëm brenda një mandati 4-vjeçar.