Saturday, July 27, 2024
spot_img

Blerant Ramadani: Ku ishin ministrat tuaj si Agim Nuhiju e Zemri Qamili, të cilët kishin kompetencën e duhur për këtë çështje, por që nuk u interesoi aspak çështja e njësisë speciale Tigrat

Më poshtë e keni deklaratën e sotme të Blerant Ramadanit nga koalicioni VLEN

Në një prononcim për media, me rastin e 43 vjetorit të themelimit të njësisë speciale ‘Tigrat’, Talat Xhaferi u pyet se përse ende nuk ka asnjë shqiptar në këtë njësi. Përgjigjja e tij ishte se pyetja duhet t’i adresohet Ministrisë përkatëse si institucion kompetent për këtë, e jo Qeverisë.

•⁠  ⁠Me përgjigje të tilla, Talat Xhaferi vërtetoi edhe njëherë mendimin tonë të mëparshëm, të cilin një pjesë e caktuar e qytetarëve nuk arrinin ta kuptonin ngase sundoheshin nga euforia e simbolikës. Kryeministri shqiptar i BDI-së, nuk është asgjë tjetër veçse një simbolikë pa rezultate konkrete dhe pragmatike.

Si i tillë, ai mbetet teknik dhe i pafuqishëm për të çuar përpara ndonjë çështje të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi. Detyra e tij është shndërruar në imponimin e rolit të tij si inspektor dhe autoritet i rëndësishëm dhe profesional tek nëpunësit administrativ. Mburret duke shkuar nëpër zyra dhe pretendon kryeministrin e vërtetë dhe të drejtën e tij për të vizituar gjithçka, mirëpo ku nuk i përshtatet ose ku nuk ka autoritet të mjaftueshëm, Talat Xhaferi hedh topin e përgjegjësisë diku tjetër.

•⁠  ⁠Nëse kjo na qenka kompetencë e Ministrisë, atëherë ku ishin ministrat tuaj si Agim Nuhiju e Zemri Qamili, të cilët kishin kompetencën e duhur për këtë çështje, por që nuk u interesoi aspak çështja e njësisë speciale Tigrat, ku për shqiptarët dera vazhdon të mbetet e mbyllur.

•⁠  ⁠Për shqiptarët nuk ka ofendim më të madh se të kesh ministër shqiptar të arsimit, e nga ana tjetër, nxënësit shqiptarë të mos mund të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre; nuk ka ofendim më të madh se të kesh ministër shqiptar të financave, kurse vendbanimeve shqiptare t’u ndahen buxhete skandaloze, si dhe nuk ka ironi më të madhe se gjendja e një kryeministri shqiptar, i cili nuk ka as autoritetin dhe as legjitimitetin e duhur për ta shpjeguar diskriminimin ku nuk punësohet asnjë shqiptar në një njësi kaq të rëndësishme për sigurinë nacionale të shtetit tonë.

•⁠  ⁠Andaj, qytetarët duhet ta dinë se ashtu siç ishte e pavlefshme dhe shterpe ideja e kryeministrit të parë shqiptar e propozuar nga BDI-ja, e tillë do të jetë edhe ideja e Presidentit të parë shqiptar. Shqiptarët vërtetë meritojnë të kenë një President Shqiptar, mirëpo ai nuk do të jetë nga radhët e BDI-së, parti e cila përmes gjenerimit të premtimeve të vazhdueshme simbolike dhe shterpe, nuk ka arritur asgjë tjetër përveçse zhytjen e shqiptarëve në mjerim dhe migrim.

•⁠  ⁠Presidenti i parë shqiptar duhet të jetë personalitet me dinjitet, e jo simbol dhe figurë pasive  pa fare peshë autoriteti dhe legjitimiteti, përballë nevojave të qytetarëve. Vlera e vetme dhe e vërtetë e shqiptarëve kalon vetëm përmes VLEN.

•⁠  ⁠Shqiptarët le të jenë të bindur se pas 8 majit, kuadrot shqiptare do të kenë qasje në të gjitha institucionet, madje edhe në ato vende të monopolizuara dhe të monoetnicizuara.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT