Një mbrëmje e paharrueshme u zhvillua në Sallarevë, ku kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, u takua me banorët e këtij fshati mikpritës në një bashkëbisedim të ngrohtë, vëllazëror dhe plot frymë shprese.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e projekteve që tashmë kanë nisur të marrin formë, mes tyre rruga Merovë–Sallarevë, e cila po bëhet realitet, si dhe rruga Gurguric–Sallarevë, që pritet të hapë horizonte të reja zhvillimi.
Po ashtu, u prezantua projekti madhor i turizmit malor në Liqenin e Treskës, një ëndërr e kahmotshme e banorëve të zonës, që është duke u shndërruar në një mundësi konkrete zhvillimi ekonomik dhe turistik.
“Sallareva ka fatin dhe potencialin të kthehet në një ndër destinacionet më atraktive turistike të rajonit. E ardhmja është këtu, u zotuam që së bashku do ta ndërtojmë,” theksoi kryetari Sejdiu.