Blerim Sejdiu nga Koalicioni VLEN: “Zhelinën do ta shpallim qytet, sepse qyteti pa bulevard nuk bëhet”

Zhelinë – Në një tubim madhështor të mbajtur në komunën e Zhelinës, kandidati i Koalicionit qeverisës VLEN për kryetar komune, Blerim Sejdiu, prezantoi vizionin e tij për mandatin e tretë, duke dhënë një premtim të qartë dhe simbolik për banorët e kësaj komune.

Në një atmosferë plot entuziazëm, në prani të qindra qytetarëve dhe strukturave të VLEN-it, Sejdiu deklaroi me bindje:

“Ne vërtetë Zhelinën do ta shpallim qytet, sepse qyteti pa bulevard nuk bëhet. Ne e bëmë atë që të tjerët nuk kishin guxim që ta mendojnë e jo më ta bëjnë realitet.”

Ai nënvizoi se Zhelina është në prag të një transformimi të ri urban dhe infrastrukturor, duke theksuar se projektet e realizuara gjatë dy mandateve të kaluara janë dëshmi konkrete të ndryshimit.

Sipas Sejdiut, shpallja e Zhelinës si qytet nuk është vetëm një status administrativ, por një simbol i zhvillimit, i dinjitetit dhe i të ardhmes më të mirë për banorët.

Fjalimi i tij u prit me duartrokitje të forta nga të pranishmit, të cilët e përshëndetën si një vizion të ri për komunën që ka ndryshuar dukshëm gjatë qeverisjes së tij.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT