Blerim Sejdiu nis punën menjëherë pas fitores – rruga e Dëbërcës drejt përfundimit

Kandidati fitues i koalicionit VLEN për Komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu, vetëm pak ditë pas fitores ndaj kundërkandidatit të koalicionit AKI, ka nisur punën në terren, duke dëshmuar se premtimet e tij nuk mbeten në letër.

Sot, Sejdiu ka inspektuar punimet në rrugën që lidh qendrën e fshatit Dëbërcë me xhaminë e lartë, një projekt i rëndësishëm për banorët lokal, që është në fazën përfundimtare të realizimit.

“Ja nisëm me punë nga dita e parë, siç ju kam premtuar. Dëbërca sot është shembull i mbajtjes së fjalës dhe i angazhimit për të mirën e përbashkët”, ka deklaruar Sejdiu.

Ky veprim shënon fillimin e mandatit të tij të tretë si kryetar i Zhelinës, duke treguar vendosmërinë për të vazhduar projektet infrastrukturore dhe zhvillimin e komunës në çdo fshat.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com