Blerim Sejdiu: Profesori Ruhi Demiri, bartës i listës së VLEN-it në Komunën e Zhelinës

“Të nderuar qytetarë, kemi nderin t’ju njoftojmë se në zgjedhjet lokale 2025–2029, bartës i listës së këshilltarëve të VLEN në Komunën e Zhelinës do të jetë profesori i nderuar Ruhi Demiri,” deklaroi kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Ruhi Demiri është një figurë e njohur në fushën e arsimit, i cili gjithë jetën ia kushtoi edukimit dhe ngritjes së vetëdijes së gjeneratave të reja. Përmes përkushtimit të tij, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e shumë kuadrove që sot kontribuojnë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.

Me një përvojë të gjatë publike, kujtohet se në vitin 2000 Demiri ishte kandidat për kryetar të Komunës së Zhelinës, duke dëshmuar se angazhimi i tij për të mirën e përgjithshme ka qenë gjithmonë parim dhe udhërrëfyes.

“Sot, me vizion të ri dhe përkushtim të palëkundur, Ruhi Demiri i bashkohet platformës sonë për një Zhelinë që ecën përpara, me dije, përvojë dhe integritet. Përmes tij dhe ekipit tonë, jemi të bindur se zëri i qytetarëve do të përfaqësohet me dinjitet dhe vendosmëri në Këshillin Komunal,” shtoi Sejdiu.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT