Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, sot vizitoi fshatin Dëbërcë për të inspektuar punimet e rikonstruimit të shkollës fillore dhe ndërtimin e rrugës së shumëpritur Çiflik–Dëbërcë.
Ai theksoi se shkolla do të rinovohet tërësisht, duke filluar nga kulmi, dyert, dritaret, dyshemeja dhe korridoret, deri te nyjet sanitare, klasat dhe izolimi i jashtëm. “Nxënësit tanë meritojnë kushte të mira për të mësuar,” deklaroi Sejdiu.
Gjithashtu, banorëve të Dëbërcës iu kumtua se ka nisur edhe ndërtimi i rrugës Çiflik–Dëbërcë, një projekt i shumëpritur nga komuniteti lokal.
“Po investojmë cep më cep në Dëbërcë dhe në çdo fshat të komunës sonë. Ditë për ditë, jemi në punë, sepse koha nuk na pret. Të ardhmen do ta ndërtojmë ashtu siç të gjithë e duam,” u shpreh kryetari Blerim Sejdiu.

