Bojkoti në BeH pa efekt – qarkullimi në dyqane madje është rritur
Sipas të dhënave nga Administrata Tatimore e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës (FBiH), aksioni “Bojkoti në BeH” nuk i ka arritur rezultatet e pritura, pasi qarkullimi në dyqane ka qenë madje më i lartë në krahasim me ditën e mëparshme ose me të njëjtën ditë të javës së kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare, më 31 janar 2025, qarkullimi i përgjithshëm në Federatën e BeH arriti në 251.568.163 marka konvertibile (KM) (1 KM = 0,51 euro).
Qarkullimi i objekteve tregtare në Federatën e BeH më 31 janar ishte 101.908.646 KM. Më 30 janar, u regjistrua një qarkullim i përgjithshëm prej 199.668.251 KM, ndërsa në sektorin tregtar u realizuan 101.538.760,53 KM. Një javë më parë, më 24 janar, qarkullimi i përgjithshëm në Federatën e BeH ishte 175.927.100 KM, nga të cilat 92.287.812 KM ishin nga objektet tregtare – njoftoi Administrata Tatimore e FBiH.