Tubimi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë nuk tërhoqi shumë qytetarë, por vëmendja shkoi te një figurë e harruar e politikës – ish-kryetarja e komunës, Teuta Arifi, transmeton gjurme.info.
E njohur për borxhet milionëshe që rënduan komunën dhe për menaxhimin e dobët që sipas kundërshtarëve e bllokoi Tetovën, Arifi u shfaq buzëqeshur në përkrahje të kandidatit Bajram Rexhepi.
Ky rikthim shihet si tentativë për të ringjallur figurat e vjetra të politikës lokale, të cilat shumica e qytetarëve i kujtojnë për dështime, skandale dhe premtime të pambajtura./gjurme.info

