Botërori 2026: Gianni Infantino dhe Donald Trump do të dorëzojnë së bashku trofeun e fituesit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se ceremonia e dorëzimit të trofeut në finalen e Kupës së Botës 2026 do të jetë një ngjarje e nivelit të lartë diplomatik. Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan “Fox”, Infantino deklaroi se ai dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do ta dorëzojnë së bashku kupën për ekipin fitues.

 

Ceremonia në East Rutherford “Presidenti dhe unë do të shijojmë finalen së bashku dhe do t’ia dorëzojmë trofeun fituesit, së bashku sigurisht,” u shpreh Infantino gjatë emisionit “Fox & Friends”.

Finalja e madhe e këtij edicioni do të zhvillohet më 19 korrik 2026, në stadiumin e East Rutherford, në afërsi të Nju Jorkut, qyteti i lindjes së Presidentit Trump.

Një raport miqësor Ky bashkëpunim pasqyron marrëdhënien e ngushtë dhe miqësore midis kreut të FIFA-s dhe Presidentit amerikan. Një moment simbolik i këtij raporti u regjistrua dhjetorin e kaluar, kur Infantino i dhuroi Trump-it një “çmim për paqe” të FIFA-s gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Botërorit.

Përfshirja e drejtpërdrejtë e krerëve të shtetit në ceremoninë e mbylljes thekson rëndësinë e madhe që administrata amerikane i ka dhënë organizimit të këtij Botërori, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Kanadanë dhe Meksikën.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT