Thursday, May 2, 2024
spot_img

Bujar Osmani: Ju ftoj që 24 prillin ta bëjmë ditë historike

Bujar Osmani në fjalimin e tij para kumanovarëve ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë më 24 prill duke e bërë historike ditën e zgjedhjeve duke thyer të gjitha barrierat në kokat tona. Ai ka shprehur edhe rëndësinë e votës në zgjedhjet e sivjetme presidenciale.

 

Kanë mbetur edhe pak ditë para vendimit të madh, para vendimit që do të përcaktojë të ardhmen e fëmijëve tanë. Për disa ditë ju do të vendosni se a jemi për integrimin apo jemi për izolimin. Për disa ditë ju do të vendosni a jemi për bashkëjetesë, a jemi për supremaci monoetnike përjashtuese. Ky është vendimi që ju me dorën tuaj duhet ta merrni. Vota juaj nuk është vetëm zgjedhje e njëhershme, është një investim për të ardhmen, është një investim që do të ndërtojë një mur karshi këtij nacionalizmi hakmarrës që për disa ditë dëshiron të instalohet në vendin tonë. Ju ftoj që 24 prillin ta bëjmë ditë historike. Zgjedhja e presidentit të parë do të bëhet inspirim më i madh për secilin fëmijë tuaj i cilit do komunitet qoftë, se nuk ka kufij më për ëndrrat tona, se nëse munda unë të bëhem President i Republikës, mundet secili të ëndërrojë gjithçka dhe të realizojë atë, vlerësoi Osmani.

 

Skender Rexhepi – Zejdi në fjalimin e tij ka komentuar rolin jetik të Frontit Europian për ardhmëri dhe perspektivë më të mirë.

 

Fronti Europian është sihariqi më i mirë që ka mundur të ndodhë në skenën politike këtu në vend për faktin që do e sjellë mirësinë duke qenë një sihariq i mirëqenies, jetës më të mirë, begatisë, ardhmërisë dhe perspektivës më të mirë. Nismëtar i Frontit Europian ishte kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili i tejkaloi BDI-në, e tejkaloi interesin partiak dhe ishte i pari që e shtriu dorën e një bashkëpunimi vëllazëror. Me një ekip të tillë çfarë jemi ne në këtë front, padyshim që do të bëhemi dëshmitar të një ndryshimi shumë të mirë, gjithandej, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për gjitha kombësitë tjera. Për herë të parë ndodh që një grupi politik përveç shqiptarëve, të ketë edhe përkatësi tjera etnike, me çka e ngritëm nivelin e politik nga rrafshi kombëtar – në atë mbarëkombëtar në nivel të gjithë Maqedonisë së Veriut, potencoi Zejdi.

 

Arbër Ademi ka krahasuar Dr. Bujar Osmanin me personalitetin e presidentit amerikan Woodrow Wilson që ka njohur të drejtën e vetvendosjes së popujve duke mundësuar barazinë e tyre.

 

S’ka se si të mos më shkojë në mendje një thënie e ish – Presidentit amerikan, Woodrow Wilson miqësia është e vetmja cimento që mund ta mbajë botën bashkë. Pikërisht kjo miqësi këtu e krijuar mbi premisat e interesave mbipartiake, është cimentoja e cila do ta mbajë fort misionin për ta bërë Maqedoninë europiane. Miqësia e krijuar mes partive politike të Frontit Europian është cimetoja që do ta mbajë fort premtimin për Presidentin e parë shqiptar, një kuadër i cili gëzon mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç është Dr. Bujar Osmani. Miqësia mes forcave progresive të Frontit Europian është cimentoja që siguron fat, mirëqenie sociale dhe politike, nënvizoi Ademi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT