Thursday, May 2, 2024
spot_img

Bujar Osmani vlerësoi se Fronti Europian është bashkimi i tretë, por tani me një dimension pak më  ndryshe.

Fronti Europian nuk është parti politike. Fronti Europian nuk është as koalicion i partive politike, Fronti Europian është një ide e madhe. Është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha, një ortek i cili ka bërë bashkë ëndrrën e secilit njeri në këtë shtet, për barazi, për drejtësi dhe jetë të begatë në BE. Dhe këtë po e shoh si entuziazëm, si buzëqeshje në çdo vendbanim ku jam duke shkuar, se Fronti Europian është bashkimi i tretë, por tani me një dimension pak më  ndryshe, tha Osmani.

 

Musa Xhaferri nënvizoi se nuk ka dyshim se kjo zonë do sjellë vota me shumë për Bujar Osmanin dhe listën tonë të cilës i prinë Ziadin Sela

 

Kërçova është bastion i BDI-së dhe tash do bëhet bastion i Frontit Evropian dhe kjo  forcë do jetë fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare me 24 prill dhe 08 maj. Nuk kam dyshim se kjo zonë do sjellë vota me shumë për Bujar Osmanin dhe listën tonë të cilës i prin kryetari i Ash-së Zijadin Sela, shtoi Xhaferi.

 

Remzi Mehmedi tha se ju garantoj që edhe ndaras ta kishim bërë këtë garë, po nga ky koalicion do të ishte renditur i pari.

 

Ne edhe në mënyrë të veçantë, duke garuar veçmas dhe duke qenë pjesë e institucioneve të këtij shteti, kemi bërë punë të mira, por punë të shkëkqyeshme mund të bëjmë vetëm duke qenë bashkë. Prandaj për këtë i falenderoj kryetarët e partive politike, në veçanti, zotëri Ziadin Sela dhe zotëri Ali Ahmeti. Ky falenderim shkon në mënyrë të veçantë sepse ky bashkim nuk ka të bëjë fare me një bashkim vetëm për ti fituar një palë zgjedhje në një cikël politik, sepse ju garantoj se edhe ndaras ta kishim bërë këtë garë po nga ky koalicion do të ishte renditur i pari, tha Mehmedi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT