Sunday, April 28, 2024
spot_img

Calvin Phillips do ta forcojë Barcelonën?

Mesfushori i Manchester Cityt, Calvin Phillips, mund t’i bashkohet Barcelonës para përfundimit të afatit kalimtar dimëror. Mediat me ndikim katalanas zbulojnë se anglezi është zgjedhur si zgjidhje e përkohshme deri në fund të sezonit aktual.

Plani është që Barcelona të sjellë Phillips në huazim, pa një blerje të detyrueshme, por ardhja e tij nuk do të jetë aq e thjeshtë.

Phillips dëshiron kohë të rregullt për të luajtur për t’i bërë përshtypje trajnerit Gareth Southgate për EURO 2024, por gjithashtu do të duhet të heqë dorë nga një pjesë e mirë e pagës së tij që Barça për ta sjellë atë nën kushtet e Fair Play Financiar.

Manchester City duhet të bëjë një lëshim dhe të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së Phillips, por nuk duhet të harrojmë se katalanasit dhe anglezët kanë marrëdhënie të mira.

Gjatë viteve të fundit, shumë lojtarë janë zhvendosur nga Etihad në Katalonjë, Erik Garcia, Sergio Aguero dhe këtë verë Ilkay Gundogan. Të tre u larguan pas skadimit të kontratës me Cityn, por nuk është e pamundur që City të ndihmojë Barçën dhe Phillips për të përfunduar transferimin.

Calvin Phillips mbërriti në City nga Leeds në verën e vitit 2022 për 50 milionë euro, por nuk arriti t’i përmbushte pritjet dhe ka rënë plotësisht në prapavijë nën drejtimin e Pep Guardiolës.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT