Premtimet po kthehen në vepra dhe Tetova po ndryshon hap pas hapi. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bashkë me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamilin, vizituan punimet për asfaltimin e rrugës 195. Ky investim i shumëpritur është një moment i rëndësishëm për banorët e zonës, sepse çdo rrugë e shtruar nuk është vetëm asfalt, por jetë më e lehtë për qytetarët, siguri për fëmijët dhe zhvillim për lagjen dhe gjithë qytetin.
Kasami theksoi se çdo projekt i realizuar është dëshmi se puna dhe përkushtimi sjellin rezultate konkrete, ndërsa bashkë me Albin dhe listën fituese për këshilltarë do të vazhdojnë të sjellin projekte që i japin jetë dhe funksionalitet Tetovës.
Këto suksese po i trishtojnë kundërshtarët politikë, sepse nëse ritmi i punës vazhdon kështu, në mandatin tjetër disa parti do ta kenë të pamundur të justifikojnë ekzistencën e tyre.

