Thursday, May 2, 2024
spot_img

Chelsea do ta aktivizojë klauzolën në kontratën e Dybala?

Paulo Dybala mund të forcojë Chelsean në afatin kalimtar aktual.

 

Mediat italiane zbulojnë se “blutë” janë të interesuar për argjentinasin, i cili ka një klauzolë blerjeje prej vetëm 12 milionë eurosh.

Dybala erdhi te Roma si lojtar i lirë, kur nënshkroi kontratën ai kërkoi të kishte një klauzolë largimi që do t’i lejonte të largohej lehtësisht nga Olimpico në rast të një oferte të vërtetë. Megjithatë, kjo klauzolë vlen vetëm për klubet jashtë Serie A dhe skadon më 15 janar.

Chelsea ka ende shtatë ditë për të njoftuar Romën dhe për të aktivizuar klauzolën, nëse së pari bien dakord me Dybalan.

Mauricio Pochettino ka shumë probleme në sulm, Nicolas Jackson dhe Armando Broia nuk janë në nivelin e duhur, ndërsa Christopher Nkunku është sërish i dëmtuar.

Dybala mund të jetë zgjidhja, megjithëse nuk është një sulmues klasik, ai njihet si i shkëlqyer në të tretën e fundit të fushës dhe padyshim që do të përmirësonte sulmin e Chelseat.

Këtë sezon, në 17 ndeshje në të gjitha garat, ai shënoi gjashtë gola dhe regjistroi të njëjtin numër asistimesh.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT