Saturday, May 4, 2024
spot_img

Clark: Mendoj se Serbia përfundimisht do ta njohë Kosovën

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, tha se prania e KFOR-it është një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

– Mendoj se prania e KFOR-it është një faktor i rëndësishëm. Mendoj se edhe puna e mirë e ambasadorit Christopher Hill në Serbi është një faktor pozitiv. Unë besoj se po bëjmë gjithçka që mundemi nga perspektiva e Shteteve të Bashkuara dhe nga perspektiva e NATO-s për të siguruar që nuk do të ketë një konflikt tjetër në Ballkan. Por, ju e dini, shumë varet nga ajo që ndodh në Ukrainë. Vendet perëndimore dhe Uashingtoni duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për t’i dhënë Ukrainës më shumë ndihmë ushtarake dhe për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus, tha Clark.

I pyetur pse, 25 vjet pas fushatës së NATO-s, Kosova ende po lufton për pranim në bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbia ende refuzon të njohë pavarësinë, Clark tha se shumica e rezistencës nxitet nga Rusia, e cila nuk dëshiron ta njohë Kosovën.

– Mendoj se Rusia po e përdor këtë çështje për të krijuar një hendek midis demokracive perëndimore – tha ai.

Klark, duke folur për dialogun dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se Serbia do ta njohë Kosovën.

– Mendoj se Serbia përfundimisht do ta njohë Kosovën si shtet. Unë besoj se shumë do të varet nga mënyra se si do të përfundojë lufta në Ukrainë. Nëse Ukraina do të pranohet në NATO dhe si do t’i përgjigjet Rusia kësaj. Dhe në fund, siç tha Presidenti Obama, historia do të bëjë drejtësi. Dhe unë mendoj se drejtësia në këtë rast është se serbët do të lënë mënjanë ambiciet dhe pasiguritë e tyre historike dhe do të kalojnë në shekullin e 21-të. Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë Kosova dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit – tha ai.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT