Reprezentacioni i Maqedonisë U21 sot ka udhëtuar drejt Polonisë, ku do të zhvillojë ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027. Përballja është caktuar për më 5 shtator në orën 18:00, në stadiumin e Krakovit me kapacitet prej rreth 15.000 shikuesish.
Përfaqësuesja e re është e gatshme. Seleksionuesi Goran Staniç beson shumë në këtë gjeneratë dhe është i bindur se mund të ketë sukses në ciklin që hapet pikërisht në Krakov. Mendim të ngjashëm ka edhe futbollisti i Rabotničkit, Dashmir Elezi, një nga armët kryesore të skuadrës në repartin ofensiv.
“Sigurisht që jemi të emocionuar për fillimin e kualifikimeve. Para nesh është një cikël i tërë dhe kemi shumë për të treguar. Jemi maksimalisht të motivuar. Polonia është një ekip cilësor, e kemi analizuar dhe e dimë ku duhet të fokusohemi. Shkojmë për një rezultat pozitiv, duam të marrim pikë atje, e më pas me të gjitha forcat drejt Italisë dhe ndeshjes në Bitolë. Shkojmë ndeshje pas ndeshjeje, pikë pas pike, drejt suksesit të kësaj gjenerate,” u shpreh Elezi.