Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka inspektuar sot nga afër punimet që po zhvillohen në stadiumin e fshatit Nerasht, një investim i rëndësishëm që realizohet me mbështetjen e UNDP-së. Gjatë vizitës, Memishi dhe përfaqësues të bashkësisë lokale u informuan për ecurinë e projektit dhe fazat që pritet të finalizohen në ditët në vijim.
Ky investim synon të krijojë kushte më bashkëkohore për sportistët e rinj dhe ta shndërrojë këtë hapësirë në një qendër funksionale sportive e rekreative për komunitetin lokal.
Komuna e Tearcës ka falënderuar UNDP-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për mbështetjen në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendbanimeve të komunës.
Punimet në stadium vijojnë me intensitet.


