Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Tearcës, Daut Memishi, gjatë hapjes së shtabit të tij, falenderoi qytetarët për mbështetjen e madhe dhe masivitetin e prezencës së tyre.
“Rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por kur shoh këtë përkrahje të madhe, e kuptoj qartë: kërkesa për ndryshim është reale, urgjente dhe e pandalshme!”, tha Memishi.
Ai theksoi se fushata e tij nuk ka për qëllim të ndajë askënd, por të bashkojë të gjithë përtej dallimeve. “Tearca jonë meriton më shumë, dhe VLEN-i nuk do të lejojë askënd të shkelë dinjitetin tonë”, shtoi ai.
Memishi përfundoi me një falënderim të përzemërt: “Kjo është dëshmi që ndryshimi po vjen.🫶 Ju faleminderit!💪”