Kandidati i koalicionit Vlen për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, ka zhvilluar një takim me veteranët e arsimit, ku ishte i pranishëm edhe bartësi i listës për këshilltarë, Lavdim Farizi, si dhe shtabi komunal.
Në këtë takim, Memishi ka theksuar rëndësinë e kontributit që veteranët kanë dhënë në edukimin e gjeneratave të reja dhe në zhvillimin e shoqërisë.
“Me kënaqësi të madhe realizuam një takim të frytshëm me veteranët e arsimit në Komunën e Tearcës. Dëgjuam përvojat dhe sfidat e tyre gjatë karrierës, si dhe historitë e gjeneratave që kanë edukuar me përkushtim. Shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në arsim dhe shoqëri,” u shpreh Memishi.
Ai shtoi se arsimi do të mbetet një nga prioritetet kryesore të programit të tij, duke theksuar se pas 19 tetorit bashkëpunimi me veteranët e arsimit do të thellohet për ta zhvilluar edhe më shumë këtë sektor.