Kandidati për kryetar komune nga koalicioni “Vlen”, Daut Memishi, sonte ka zhvilluar një takim me degën e partisë turke TDP në komunën e Tearcës. Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.
Në takim ka marrë pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Bejxhan Iljaz, me të cilin është diskutuar për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në komunë.
Memishi theksoi se komuniteti turk përbën një pjesë të respektuar dhe të rëndësishme të Tearcës, duke u zotuar se do të punojë me përkushtim për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.
“Komuniteti turk është një pjesë e respektuar dhe e rëndësishme e komunës sonë. U zotova para tyre se do të punoj me përkushtim për përmirësimin e jetës së tyre, sepse ne jemi ndryshimi. Na priftë e mbara të gjithëve drejt fitores së madhe më 19 tetor”, – deklaroi Daut Memishi.