Sunday, April 28, 2024
spot_img

DEKLARATA | BEQIRI FLET PAS FITORES NDAJ MAKEDONIJA GJ.P.

Një gol i Totres nga penaltia (29’) ka mjaftuar për të mundur 1:0 Makedonija Gj.P. në duelin e parë të gjysmësezonit pranveror (xhiroja e 19-të). Faktikisht ky ishte debutim me tre pikë për trajnerin Jeton Beqiri, që mori skuadrën në fillim të këtij viti. Në një terren të papërshtatshëm për lojë, Beqiri ka vlerësuar qasjen e futbollistëve dhe menaxhimin për të fituar ndeshjen.

…e nisim me fitore 2024…

Jeton Beqiri: “Unë doja të flas vetëm për pjesën e fitores. Për gjërat tjera shumë teknike nuk dua të bëj komente për shkak se ishte jashtëzakonisht shumë rëndë të luhet në këto kushte. Për kushtet flas vetëm pasi fituam, sepse në të kundërtën në një tjetër rezultat nuk do doja të tingëllonte si alibi. Vërtet e kam të vështirë të flas për një futboll cilësor në një fushë si kjo që nuk plotëson standardet për futboll elitar.”

…ndeshja…

Jeton Beqiri: “Dominuam ndeshjen, derisa patëm disa probleme kryesisht në goditje standarde të kundërshtarit, për shkak se edhe mundësia që të rezikosh në këto kushte është aty. Avansuan në kohë me penalti në pjesën e parë, pastaj menaxhuam rezultatin dhe patëm dy tre raste të mira për gol të dytë kur duhej ta mbyllim ndeshjen. Edhe pse nuk gjetëm golin e dytë, më kënaq fakti se në fund të ndeshjes nuk u rrezikuam në asnjë moment nga vendasit.”

…hap i mbarë motiv për vazhdimësi…

Jeton Beqiri: “Edhe në intervistën para ndeshjes e thash se ndeshjet e para gjithmonë janë të rënda dhe problematike, pasi që asnjë prej skuadrave nuk ka formën maksimale. Do veçoja vetëm fitoren, dua të uroj futbollistët për angazhimin dhe ndeshjen e luftuar, kurse për cilësi futbolli nuk mund të flas për ditën e sotme.”

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT