Friday, May 3, 2024
spot_img

DEMANT nga Myftinia e Tetovës: Vendimi i Gjykatës së Gostivarit nuk ka të bëjë aspak me çështjen e vendimeve të Rijasetit për shkarkimin e Qani Nesimit

DEMANT nga Myftinia e Tetovës: Vendimi i Gjykatës së Gostivarit  nuk ka të bëjë aspak me çështjen e vendimeve të Rijasetit për shkarkimin e Qani Nesimit

Njoftojmë besimtarët mysliman, imamët dhe të gjithë nëpunësit fetar në lidhje me postimin në faqen e platformës sociale “Facebook” – Muftinia Tetovë të një vendimi të sjellë nga gjykata e Apelit – Gostivar, potencohet se është fituar lënda dhe e njëjta është e plotfuqishme! Sqarojmë se ky vendim është sjellë në bazë të masës kohore (Vremena merka) dhe nuk ka të bëjë me lëndën kryesore e cila është deponuar në Gjykatën Themelore Tetovë që z.Qani Nesimi – ish myftiu të largohet nga zyrat e Muftinisë së BFI – Tetovë pasi i njëjti me vendim të sjellë nga Rijaseti me datë 08.11.2023 nuk e ushtron atë funksion.  Aktvendimin që e kanë publikuar të Gjykatës së Apelit në Gostivar ka të bëjë me kërkesën për “Masë të përkohshme” në lidhje me lëndën P1-1573/23 e Gjykatës Themelore Tetovë e që për bazë ka kthimin e pronave të uzurpuara nga personi Qani Nesimi.

Gjykata themelore në Tetovë do të caktojë datë për mbajtjen e seancës për lëndën P1-1573/23 e Gjykatës Themelore Tetovë edhe atë  Seance përgatitore dhe seancë kryesore për lëndën e cila do të mbahet na hapësirat e Gjykatës Themelore në Tetove e që ka të bëjë në lidhje me UZURPIMIN e pronës së Myftinisë së Tetovës. Për datën dhe orën e seancës përgatitore për lëndën në fjalë menjëherë do të njoftohet opinioni.

Lënda e Gjykatës së Apelit Gostivar e publikuar në rrjetet sociale nuk ka të bëjë aspak me çështjen e vendimeve të Rijasetit për shkarkimin e Qani Nesimit si Mufti i Tetoves.

Në vazhdim u sjellim vendimet e Gjykatës Administrative me të cilat refuzohen paditë e personit Qani Nesimi si të pabaza dhe konfirmohet Dr.Selver Xhemaili si Mufti i Tetovës.

Shumë shpejtë do publikohen edhe Vendimet e Gjykatës së Lartë Administrative.

Shpresojmë se personi Qani Nesimi i cili tashmë edhe oficialisht akuzohet për vepra penale në Gjykatën themelore Tetovë me nr.lënde K-250/24 si dhe me kallëzime penale tjera pranë Prokurorisë Themelore Tetovë, do të reflektojë dhe në mënyrë paqësore do të lëshojë zyrat e Myftinisë Tetovë.

Gjithashtu shpresojmë që kjo të jetë shqetësimi dhe mashtrimi i fundit që ia bën publikut.

Fatkeqsisht ish Muftiu z.Qani Nesimi mundohet të krijon huti te besimtarët dhe opinioni më gjërë me qëllim të prolongimit të qëndrimit të tij në mënyrë të paligjshme në zyrat e Muftinisë së BFI në Tetovë!

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT