Deputeti i PD: Ka zëra se zv/kryeministrja Balluku është arratisur

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se PD ka informacion se zv/kryeministrja Belinda Balluku mund të jetë larguar nga vendi.

 

Ai i bëri thirrje mazhorancës dhe vetë Ballukut për sqarime, duke pyetur nëse do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet heqja e imunitetit të saj.

Këlliçi theksoi se informacionet e PD-së nuk janë pjesë e një skenari mediatik, por kanë buruar nga diskutimet brenda grupit parlamentar. Ai shtoi se qëndrimi i mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës shpesh është i shpejtë dhe i vendosur, duke përmendur shembullin e votimeve të shkurtra për 15 minuta nga Taulant Balla.

“Ka disa orë që flitet se zv/kryeministrja Balluku është arratisur,” u shpreh Këlliçi, duke shtuar se duhet të sqarohet në mënyrë publike për të vërtetën e situatës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT