Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, zyrtarisht i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Po, Duda Balje i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së”, ka deklaruar Xhemaili.
Me këtë lëvizje, AAK-ja forcon radhët e saj në Kuvend, ndërsa Balje, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak, pritet të ketë një rol aktiv në iniciativat parlamentare të kësaj partie.

