Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar gjithsej nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të fazës kampionale në Ligën e Kampionëve. Pas emocioneve dhe ndeshjeve të zjarrta gjatë të martës mbrëma, tani radhën e ka dita e sotme me pritshmëri të njëjta.
Vëmendja më e madhe padyshim se është te kryendeshja e kësaj xhiros mes Real Madridit dhe Juventusit, e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00. Në të njëjtin orar, Liverpulli luan në udhëtim te Aintraht Frankfurt, Bajern Munihu e pret Klub Brizhin, ndërsa Çellsi është nikoqir i Ajaksit.
Nga ora 21:00, do të zhvillophen edhe ndeshjet mes Atalantas dhe Slavia Pragës, Monakos e Totenhami, si dhe dhe Sporting Lisbonës dhe Marsejës.
Dy ndeshjet e vetme të parapara nga ora 18:45 janë ato mes Atletik Bilbaos dhe Karabakut, si dhe Gallatasarajit e Bodo Glimtit.