Dikur në një marrëdhënie me të, Afërdita Dreshaj reagon për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur jo vetëm fansat dhe kolegët aktualë, por edhe njerëzit që kanë qenë pjesë e rëndësishme e së kaluarës së tij.

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur hidhërimin për këtë humbje të papritur.

Në mesazhin e saj në “Instastory”, krahas fotos bardhë e zi të artistit, ajo shkruan: “Pusho ne paqe Shpati! Ngushellime familjareve, miqve dhe komunitetit te artit shqiptar!”

Reagimi i saj ka marrë vëmendje të veçantë, pasi Dreshaj dhe Kasapi kanë qenë dikur një nga çiftet më të komentuar dhe të dashur të showbiz-it shqiptar.

Ata shijuan një histori të gjatë dashurie e cila kulmoi me fejesë, por që përfundoi vite më parë, teksa secili vazhdoi jetën duke krijuar familjet e tyre respektive.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT