Tuesday, June 18, 2024
spot_img

Dodev është përforcimi i parë i janarit

Vetëm pak ditë pasi që kemi filluar grumbullimin dhe ekipi ka nisur me stërvitje, kemi kënaqësinë që të prezantojmë përforcimin e parë në skuadër. Fjala është për futbollistin 25 vjeçar, Darko Dodev.

Dodev vjen në Çair, i cili së fundmi ishte anëtar i KF Vllaznia në Shqipëri. Ai gjithashtu gjatë karrierës së tij ka luajtur me Bregallnicën, Sileksin, Tikveshin, ndërsa karriera e tij si profesionist kishte nisur te Metalurgu nga Shkupi.

Dodev është një anësor i shpejtë dhe i aftë, i cili mund të luajë në të dy krahët e fushës. Ai ka një teknikë të mirë, një vizion të lojës dhe një goditje të fortë. Dodev është një lojtar i rrezikshëm për mbrojtjet kundërshtare dhe një aset i vlefshëm për skuadrën tonë, i cili gjithashtu ka përvojë në nivelin ndërkombëtar, pasi ka luajtur me ekipet të rinjve të përfaqësueses së Maqedonisë.

Me ardhjen e Dodevit, ekipi ynë do të ketë një përforcim të rëndësishëm në sulm, i cili do të rrisë shanset për të arritur objektivin. Dodev do të jetë i gatshëm për të debutuar që në ndeshjet kontrolluese që do të organizohen në fazën e përgatitjeve dimërore.

Dodev ka shprehur kënaqësinë e tij për të veshur fanellën e FC Shkupit dhe ka premtuar të japë maksimumin e tij për të ndihmuar klubin të arrijë sukseset e dëshiruara. Ai ka theksuar se FC Shkupi është një klub me ambicie të mëdha dhe me një histori të pasur në futbollin e Maqedonisë. Ai ka shtuar se ai është i lumtur që të jetë pjesë e këtij projekti dhe se do të punojë fort për të kontribuar në arritjen e objektivave të skuadrës.

“Nuk do ti zhgënjej njerëzit që më dhanë shansin të luajë për Shkupin. Jam pritur në mënyrën më të mirë nga bashkëlojtarët, e që me disa prej tyre njihem mirë edhe nga më parë dhe më kanë thënë fjalë të mira për klubin. Sigurisht që një nga arsyet se pse zgjodha Shkupin, është fakti se çdo vit është kandidat për titull dhe shpresoj që këtë vit të shpallemi kampion, sigurisht me shumë punë dhe mund të ecim hap pas hapi. Edhe më parë kisha bisedime që të vija te Shkupi dhe tani mendoj se është momenti i vërtetë dhe u jam mirënjohës kryesisë që më dhanë këtë mundësi. Të gjithë tifozët mundë të presin nga unë se do të jap maksimumin në secilën seancë stërvitore dhe në secilën ndeshje dhe ambiciet e mia me klubin janë që në fund të shpallemi kampion, e pse jo të fitojmë kurorë të dyfishtë”, ka thënë Dodev.

Darko Dodev nga dje është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe po punon së bashku me pjesën tjetër të futbollistëve për një sezon të suksesshëm. Shkupi dhe Dodev kanë nënshkruar marrëveshje bshkëpunimi deri në vititn 2026.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT