DPH njofton për mot më të ftohtë me borë të lehtë

Gjatë natës dhe nesër, për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë, do të ketë paraqitje të borës së lehtë, ndërsa deri të mërkurën do të vazhdojë era e veriut, e cila përsëri do të forcohet, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nesër, temperatura maksimale do të jetë në interval prej 1 deri në 10 gradë, ndërsa minimalja nga -5 deri në 2 gradë.

Sipas parashikimit të DPH-së, të mërkurën dhe të enjten do të ketë një stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të premten dhe në fillim të fundjavës, në disa vende do të ketë reshje të lehta shiu, ndërsa në male do të ketë reshje të lehta bore. Temperaturat e mëngjesit deri në fund të javës së punës do të jenë në rënie.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights