Saturday, April 27, 2024
spot_img

Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shkodran Tolaj ndanë Medaljen e artë për shqiponjën e valles shqipe Hisen Berisha, bacën Cenë

Drejtori i Ansamblit shqiptar z.Shkodran Tolaj muaj më parë kishte zhvilluar një takim të përzemërt me vallëtarin legjendar Hisen Berisha, bacën Cenë, me të cilin kishin biseduar gjërë e gjatë për kulturën dhe eksperiencat e tij në Turqi, Bullgari, Shqipëri dhe punën si koreograf në shoqërinë „Rexhep Voka“ në Shipkovicë por dhe në „Xheladin Zeqiri“ ku zhvilloi pjesën më të madhe të aktiviteteve e ku ndërtoi identitetin e tij prej artisti të vërtetë që tërë jetës kultivoi e lartësoi folklorin tonë, me theks të veçantë të trevës së Pollogut!

Drejtori Tolaj me bacën Cenë, muaj më parë u dakordësuan që në aktivitetin e radhës që do mbajë ansambli, ai të ndjekë për së afërmi performancat e artistëve, me kërkesë të veçantë të tij të realizohet vallja e kaçanikëve që u promovua me 17 shkurt në aktivitetin “Dita e plisit” me titull “Viganët e Sharrit”! Për fat të keq shëndeti i tij nuk mundësoi që të shikojë nga afër një performancë të jashtëzakonshme, dhe të realizojë dëshirën e madhe për rikthim pas aq vitesh fizikisht në një eveniment për të dërguar përshëndetjet e përzemërta për të gjithë shqiptarët kudo që jetojë, nga skena- vendi ku ai shkriu katër dekada të jetës së tij!

Ndonëse i rënduar nga shëndeti, sot dera e tij u hap me po të njejtën dashuri duke përcjellur amanetin “ju lutem ruani që mos harrohen traditat kombëtare e legjendare shqiptare”

Drejtori Tolaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Salajdin Miftari- doajen i këngës shqipe dhe Fevzi Edibi- koordinator i punës në ansambël, ndanë momente të veçanta e tejet emocionale me bacën Cenë! Drejtori Tolaj i dhuroi Medaljen e ansamblit që u jepet personaliteteve me ndikim të veçantë në artin shqiptar!

Mirënjohja me motivacionin “Shqiponjës së skenës shqiptare i cili bëri që vallja shqipe të fluturojë në hapësirat kombëtare e ndërkombëtare” dhe kjo vizitë konsiderohet si obligim institucional ndaj këtij emri që i fali kaq shumë valles shqipe në RMV dhe krijoi baza të shëndosha që mbi traditën e bukur të kultivuar nga ai, sot Ansambli shqiptar të institucionalizojë këtë thesarë të çmuar, tha drejtori Tolaj!

Baca Cenë i emocionuar pranoi Medaljen e ansamblit duke e konsideruar si një moment ndër më të veçantit në jetën e tij sepse dhe sot kur ai është larg jetës publike përkujdesi e përkushtimi i një institucioni i jep forcë dhe e bën krenar për krejt sfidat që ka kaluar gjatë karrierës mbi 40 vjeçare!

Falenderimet e tij ishin sa të përzemërta e shpirtërore aq edhe me mesazhe të fuqishme që koha evidenton dhe është treguesi më i mirë i veprave dhe vlerave tona andaj baca Cenë nuk kishte fjalë që të shprehë lumturinë por tha “ kam fat të përjetoj këtë moment dhe të dëgjojë për suksese të jashtëtakonshme të kultivimit të valles shqipe të trevave të RMV- së që me aq dinjitet po i prezanton Ansambli Shtetëror Shqiptar në viset tona dhe në botë”!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT