Drekë pune mes zv.kryeministrit Fetahu dhe Ambasadorit Palminteri në Rezidencën Italiane

Zëvendëskryeministri Arben Fetahu ka bërë të ditur se ka zhvilluar një drekë pune në Rezidencën Italiane me Ambasadorin e Italisë, Paolo Palminteri. Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike pas zgjedhjeve lokale, si dhe mbi nevojën për koordinim më të thelluar institucional në periudhën që pason.

Në qendër të takimit kanë qenë gjithashtu forcimi i partneritetit strategjik mes dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik dhe procesi i reformave të qëndrueshme. Zv.kryeministri Fetahu ka theksuar se Italia mbetet një prej partnerëve më të rëndësishëm të vendit në rrugëtimin drejt integrimit evropian, me mbështetje të sinqertë dhe vizion të përbashkët për stabilitet dhe zhvillim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT