“Du me pi”, thotë Ola Xhauri dhe Marseli në duetin e ri
Me tekst nga Deyzoh dhe muzikë nga Sardi Mneri, produksion nga Monkey Music, këngëtarja Ola Xhauri vjen me një super hit në bashkëpunim me Marselin. E ka titulluar këngën “Du me pi”, ndërkohë që për make up të saj është kujdesur Arbër Bytyqi ndërsa stajling Pajtim Raci. Video e këngës është filmuar nga Max Production, ndërkohë që artistja vjen si një diva për fundvit. Një projekt plot ngjyra dhe shije e me shumë klas vjen si një qershi mbi tortë për publikun shqiptar. Ju ftojmë të shijoni në vazhdim: