Wednesday, May 1, 2024
spot_img

DUKE U KUJDESUR PËR TALENTIN, NDËRTOJMË TRASHËGIMI

Në ekipin e parë të Shkëndijës në Antalia, 10 nga 23 futbollistë janë prodhim i Akademisë së klubit. Ky fakt thekson përkushtimin e klubit për zhvillimin e talentit vendor, duke rritur një brez të lojtarëve cilësorë në vitet e fundit. Këta çuna janë shembuj konkret të suksesit të programit të futbollit të Shkëndijës. Anes Meliqi, Lorik Jakupi, Amir Nuhija, Arbin Kurti, Fiton Ademi, Almir Rexhepi, Florent Ramadani, Astrit Amzai, Zija Merxhani dhe kapiteni Ennur Totre janë lojtarët e ritur te shkolla e futbollit Shkëndija.

 

 

Gjithashtu, ndër faktet e rëndësishme është edhe numri i transferimeve të suksesshme, ku Shkëndija ka shitur 8 futbollistë në kohët e fundit, duke fituar dëmshpërblime të konsiderueshme. Dashmir Elezi, Metodi Maksimov, Reshat Ramadanj, Leart Sadriu, Visar Musliu, Valon Ahmedi, Omar Imeri dhe Sedat Berisha janë lojtarët për të cilët klubi ka marrë dëmshpërblim të konsiderueshëm.

Megjithatë, kjo nuk ka ndalur përpjekjet për të zhvilluar më tej talentin vendas dhe për të arritur më shumë në të ardhmen.

Shkëndija ka arsye të jetë krenare për punën dhe sukseset e arritura deri më tani, por ka edhe potencial të madh për të vazhduar të bëjë përparim dhe për të qenë një forcë e rëndësishme në skenën futbollistike.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT