Saturday, April 27, 2024
spot_img

Durmishi për tokën e privatizuar në Spitalin e Tetovës: Do të fillojmë procedurën për shfuqizimin e planit të vjetër

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi, sot ka folur në lidhje me privatizimin e një pjese të tokës së spitalit, çështje të cilën dje e ngriti drejtori i spitalit Ilir Demiri.

Besar Durmishi tha se komuna do ta shfuqizojë atë plan në të cilin një pjesë e tokës së spitalit është e privatizuar dhe do të sjellin plan të ri urbanistik.

“Do të fillojmë procedurën e shfuqizimit të planit të vjetër, pasi shihet se ka tendenca tjera. Plani i ri do të hartohet për interesat e qytetarëve, e jo të mafias urbane. Atë që e kemi thënë, dje e konfirmoi edhe drejtori i spitalit të Tetovës, pra që udhëheqësia e komunës ka shuar ambiciet e atyre gjë duan të uzurpojnë”.

“Pasi të realizojmë planin e ri, do t’ia dorëzojmë spitalit dhe më pas do të jetë nën kompetencë të tyre se di do të veprojnë më tej”, tha mes tjerash Durmishi.

Ndryshe, dje drejtori i spitalit Ilir Demiri tha se një pjesë e tokës së spitalit është privatizuar në kohën e udhëheqjes së Sadi Bexhetit. Ky i fundit reagoi duke thënë se gjatë qeverisjes së tij me komunën nuk është bërë asnjë privatizim i parcelës së spitalit.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT