Thursday, May 2, 2024
spot_img

Dy persona janë arrestuar për të shtënat në Haraçinë, policia është në kërkim të sulmuesit

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në atentatin e djeshëm ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, njoftoi televizioni Sitel.

Burime nga MPB bëjnë të ditur se policia është ende në terren dhe po punohet për identifikimin dhe ndalimin e sulmuesit që dje ka hapur zjarr me automatik në drejtim të Ridvan Ibrahimit, i cili vjen nga radhët e BDI-së.

Ai nuk do ta mbajë mend mirë mandatin e tij pasi pasi u bë kryetar bashkie kjo është hera e tretë që policia merr denoncimin se ai është sulmuar. Vitin e kaluar ka raportuar se është kërcënuar nga një 69-vjeçar nga Haraçina, ndërsa në vitin 2022 është sulmuar fizikisht nga disa persona të cilët, siç ka thënë ai në polici, udhëhiqeshin nga një familjar i ish-kryetarit të Komunës së Haraçinës dhe kreu i degës së BDI-së në këtë komunë, Brahim Ajvazi.

Ndonëse ende zyrtarisht nuk dihen motivet e sulmit të fundit, tashmë mediat spekulojnë se bëhet fjalë për një përballje brenda partisë në BDI, qëndrim për të cilin Ahmeti nuk ka pasur humor të komentojë sot.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT