Kandidatja e Levicës për Komunën e Tetovës, Katka Bozhinovska, e ka pranuar takimin me kandidatin e BDI-së Bajram Rexhepi, duke përgënjeshtruar pretendimet e Bajram Rexhepit i cili i mohonte takimet.
Ajo tha se takimi i tyre ka qenë në pikë të ditës dhe në mes të qytetit, duke shtuar se as nuk frikësohet dhe as nuk turpërohet nga takimet me Bajram Rexhepin.
“Ata i bëjnë pazaret politike pas dyerve të mbyllura, dhe jo në mes të ditës hapur në mes të qytetit”, shkruan Bozhinovska.
Mediat publikuan fotografi nga takimi i Bajram Rexhepit me Katka Bozhinovskën dhe forumin e gruas të Levicës, por edhe të një takimi tjetër të shefit të PR-it të Bajram Rexhepit, Ardi Ismaili, me kandidaten e Levicës.
Bajram Rexhepi disa herë u përpoq t’i mohojë këto takime, duke thënë se nuk kanë ndodhur./fol.mk

