Edhe një përçarje e madhe në Strugë, Ramiz Merko kundër AKI-së

Edhe një përçarje e madhe në Aleancën Kombëtare për Integrim në Strugë. Kësaj radhe, kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko, haptazi ka dalë në mbështetje të listës së pavarur për Këshillin e Strugës, duke ja kthyer kështu shpinën AKI-së dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, raporton alfax.mk

“Unë mbështes fuqishëm listën e pavarur për Këshillin e Strugës. Këta individë kanë treguar integritet dhe vullnet për të punuar për të mirën e qytetit tonë.

Të gjithë ata që besojnë në zërin e lirë të qytetarëve, ftoj t’i bashkohen mbështetjes sime.
Në fletën e votimit, votoni numrin 120!
Kjo është një zgjedhje për qytetarët, nga qytetarët”, ka shkruar Ramiz Merko.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com