Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot një përditësim mbi punimet në kantierin e rrugës Elbasan–Papër, Loti II. Ai bëri të ditur se realizimi fizik i projektit ka arritur në 46%.
Ky investim, që është pjesë e Korridorit VIII, synon të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin rrugor dhe të garantojë kushte moderne sigurie për të gjithë përdoruesit.